Devolli: Dinamos time i mungoi logjika sot, renditjen nuk duhet ta shohim

schedule20:42 - 10 Shkurt, 2022

schedule 20:42 - 10 Shkurt, 2022

Bledar Devolli debutoi me humbje dhe eliminim nga Kupa në krye të Dinamos. Një gol i Skukës i dha fitoren Partizanit, që shkoi në gjysmëfinale. Trajneri i bluve, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, deklaroi:

“Nuk dua të flas për Skukën sepse ka ikur ditën e parë që kam filluar punë te ekipi. Besoj kemi bërë një ndeshje të mirë dhe gjithnjë pësojmë për gjëra të vogla apo gabime individuale. Po, të kishim fat do të shkonim në shtesë se në pjesën e dytë reaguam mirë. Disa gjëra që kishim punuar nuk më pëlqyen, nuk vertikalizuam, më shumë kishim dëshirë se logjikë”.

” Duhet të përmirësojmë mbajtjen e topit dhe duhet t’i rregullojmë rrugës. Më pëlqeu dëshira dhe më ketë mund të punohet. Duke filluar nga ndeshja me Laçin në kampionat duhet të grumbullojmë sa më shumë pikë dhe mos të shohim renditjen. Renditjen ta shohim nga fundi i prillit”.

“Ato dalje që kemi bërë në pjesë të parë dhe të dytë i kemi bërë me logjikë, por pasimi i fundit do pak kohë. Më pëlqeu dëshira dhe që ishim aty, kjo më jep shpresë. Nuk mund të bëjmë ato gabime ndaj Partizanit, se lojtarët para i kanë të mirë dhe kanë cilësorë. Që nga nesër të ulim kokën të punojmë dhe të vazhdojmë rrugën përpara”.

“E dimë që nuk kemi shanse, por do të shohim kampionatin. E rëndësishme është të largohemi nga renditja ku jemi tani”, tha Devolli. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!