Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Devoll, Progri nën ujë/ Përmbytet fshati, ku një muaj më parë humbi jetën një grua

schedule15:20 - 7 Janar, 2026

schedule 15:20 - 7 Janar, 2026

Uji ka vërshuar në rrugët e fshatit Progër duke marrë para çfarë ka gjetur. Reshjet e dendura të shiut rikthyen përmbytjet në këtë fshat të Bashkisë së Devollit pas rreth një muaji.

Qarkullimi është bllokuar nga policia. Reshjet kane rritur nivelin e përroit të Rrëmenjit dhe uji ka dalë në rrugë. Si pasojë e prurjeve të shumta të përroit, është bërë e pakalueshme rruga për në fshatin Denas.

Ndjeshëm niveli i ujit të lumit të Starovës dhe lumit të Vërdovës në të cilat ekziston mundësia të dalin jashtë shtratit.



Ndërkohë reshjet e dendura të shiut kanë dëmtuar rrugën në fshatin Dardhas të Pogradecit duke izoluar banorët e disa fshatrave.

Rrëshqitja e interteve në rrugën “Qukës-Qafë Plloçë” midis dy tuneleve, ka dëmtuar një automjet.

Sipas policisë nuk ka persona të lënduar. Ekipet e emergjencave civile ndodhen në terren për tu ardhur në ndihmë banorëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!