Devoll/ 13-vjeçari me biçak në shkollë, ia gjen mësuesja në çantë

schedule12:04 - 21 Nëntor, 2024

schedule 12:04 - 21 Nëntor, 2024

Një nxënësi 13-vjeçar në një shkollë në Devoll i është gjetur një mjet prerës, biçak. Ka qene mësuesja e tij që ia ka kontrolluar çantën në prani të psikologes dhe stafit drejtues të shkollës.

Si pasojë, është shmangur rreziku për të ndonjë ngjarje të mundshme kriminale.

Njoftimi i Policisë:

Ditën e sotme, në bazë të informacionit të marrë nga një mësuese dhe nga ndihmësspecialisti i zonës, se në një shkollë 9-vjeçare në rrethin e Devollit, një nxënës 13 vjeç mbante në çantë, një mjet prerës (biçak), menjëherë mësuesja, në prani të psikologes dhe stafit drejtues të shkollës, ka kryer kontroll në çantën e 13-vjeçarit.

Nga kontrolli i çantës u gjet mjeti prerës (biçak), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës  materiale nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll.

Nxënësi, i cili nuk ka shfaqur më parë probleme në sjellje në shkollë, është duke u pyetur në prani të prindit, psikologut dhe punonjësit social të shkollës, nga specialisti për Hetimin e Krimeve i Komisariatit të Policisë Devoll. Të gjitha veprimet po kryhen në drejtimin e prokurorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!