Devis Xherahu ndez studion. Risjell “Çu nisa të vij një natë”, që dikur ja këndonte gjyshi. Projekti me Endrin

schedule09:20 - 19 Tetor, 2023

schedule 09:20 - 19 Tetor, 2023

Këngëtari Devis Xherahu i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, foli për angazhimet e tij, projektet muzikore, teksa zbuloi se po punon për një super duet me këngëtarin Endri Prifti.

“Unë jam duke punuar për një super duet do thoja, tek studioja e mikut tonë, me një shok fëmijërie, me Endri Priftin. Mbrëmë deri vonë kemi punuar për një super duet”, ka thënë ai.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste, teksa dhuroi edhe shumë humor dhe të qeshura, Xherahu, u shpreh se po risjell serenatën e njohur korçare.

“Çu nisa të nisa një natë”, është ky edhe projekti i ri muzikor i këngëtarit.

“Është një këngë e viteve ’50, “Çu nisa të vij një natë”. Unë kam qef të kthehem tek këngët e vjetra. Ishin vetëm strofa, nuk ishte refren. Kjo këngë u xhirua në Korçë”, ka treguar ai./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!