Ditën e djeshme këngëtari Devis Xherahu dhe partnerja e tij, modelja Ertemiona Mejdani i dhanë fund beqarisë. Përmes një postimi në Instagram, Devisi ka dhënë këtë lajm të bukur duke postuar edhe dy foto, një me Ertemionën e një foto të duarve të tyre duke treguar unazat.
“Sot ishte një ditë e veçantë për ne, zyrtarizimi i lidhjes sonë. Ajo që do i uroja gjysmës sime Ertemiones eshte te plakemi bashkë jeta ime”, ka shkruar ai.
Mirëpo një detaj që nuk u vu re menjëherë ishte barku i Ertemionës, që duket pak i rrumbullakosur. Gjithashtu pozicioni i duarve të Devisit në barkun e saj ka bërë të aludohet për një shtatzëni. Gjithccka mbetet për t’u parë në vijim. l.k/abcnews.al