Devid: Dua të shënoj 15 gola, më pëlqen që i shënova Partizanit

schedule14:26 - 5 Nëntor, 2020

schedule 14:26 - 5 Nëntor, 2020

Devid De Silva ishte një nga shënuesit e Kastriotit dje ndaj Partizanit, në fitoren 2-1 të krutanëve në Kamzë.  Sulmuesi i ardhur nga Brazili e nisi mbarë aventurën e tij në ndeshje zyrtare me krutanët, teksa pas ndeshjes shprehu edhe përshtypjet e para dhe objektivat e tij në këtë sezon të ri.

“Jam shumë i kënaqur për këtë fitore. Jemi përgatitur prej tre muajsh për ta arritur këtë sukses. Gjithashtu, kënaqësinë ma shton shënimi i golit ndaj Partizanit, të cilin dua t’ia dedikoj familjes sime, kryesisht vajzës dhe gruas sime, që janë në Brazil. Ishte gjë e mirë për ne që e nisëm kampionatin me fitore. 

 

Përsa i përket golave, unë premtoj se gjithnjë do të mundohem të jap 100% të mundësive të mia. Dua të punoj fort që të shënoj sa më shumë gola. Shpresoj të shënoj diku te 15 gola për Kastriotin këtë sezon.

Sa për futbollin këtu. Shqipëria më pëlqen si vend, ndërsa për kampionatin nuk mund të flas shumë, por duket që është shumë i vështirë, pasi ka skuadra shumë të mira. Jam i sigurt se këtu ka lojtarë mjaft të mirë”, u shpreh 24-vjeçari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!