Një nënë e cila detyroi të martonte të bijën me një burrë dy herë më të madh në moshë është dënuar nga gjykata në Britani me 4 vite e 6 muaj burg.
Sipas BBC-së, gruaja është rreth moshës 40-vjeçare dhe mashtroi vajzën që të shkonin sëbashku në Pakistan në Shtator të 2016-s për t’u martuar.
Kjo lloj çështje është e para në llojin e vet që dënohet nga gjykata në Mbretërinë e Bashkuar.
Juristët në sallë dëgjuan se vajza, tani në moshën 19-vjeçare, ishte mashtruar që të udhëtonte në Pakistan me premtimin se do të merrte një iPhone të ri për 18-vjetorin e lindjes.
Pasi mësoi se mamaja kishte përgatitur që ta martonte me një të afërm 16 vjet më të madh, ajo e kundërshtoi. Por në fakt, e ëma ushtroi presion ndaj adoleshentes, duke e kërcënuar që do t’i digjte pasaportën.
“Nuk duhet shumë magjinatë për të kuptuar terrorin që ka ndjerë ajo. E keni mashtruar mizorisht. Ajo ishte e frikësuar, vetëm, e mbajtur kundër dëshirës dhe e detyruar që të martohej”, tha gjykatësi i çështjes në sallë.
Ndërkohë, sipas BBC, babai i të resë sapo kishte mësuar se çfarë kishte ndodhur e kishte denoncuar rastin në shërbimet sociale dhe në polici./abcnews.al