Detyrë shtëpie dhe mision i pamundur, Shqipëria e Kosova luajnë sot në Sevilje e San Marino

schedule08:15 - 31 Mars, 2021

schedule 08:15 - 31 Mars, 2021

Ditën e sotme kombëtarja jonë mbyll këtë grumbullim në një ndeshje në transfertë ndaj modestëve të San Marinos. Ndeshja luhet në orën 20:45 në “San Marino Stadium”, në Serravalle.

Një sfidë e lehtë në letër për kuqezinjtë, që vijnë pas një humbje me Anglinë dhe kritikave të shumta pas asaj beteje në “Air Albania”, ku përballë ishte një nga kombëtaret më të mira ishullore të paktën në dy dekadat e fundit.

 

San Marino ka luajtur dy ndeshje në këtë grumbullim, ku është mundur me “manita” nga Anglia dhe me “tris” nga Hungaria. Ndërkohë, Shqipëria do të provojë të koleksionojë 6 pikë në këto tre ndeshje, pasi tre pikë i mori në ndeshjen e parë në Andorra.

Gjyqtari i përballjes do të jetë një norvegjez, Kai Erik Steen, arbitër i nivelit mesatar, që në sezonin e shkuar ka arritur të vërë drejtësi deri në kualifikueset e Europa League. Në këtë sezon ai ka gjykuar Kosovën në barazimin 1-1 në Moldavi.

 

Në të njëjtën orë Kosova luan një ndeshje shumë të vështirë sot. Në “Estadio La Cartuja de Sevilla” dardanët sfidojnë Spanjën, super favorite në këtë ndeshje.

Dardanët shkojnë me mungesën e madhe të Amir Rrahmanit, por me dëshirën e madhe për të bërë mirë dhe regjistruar një rezultat historik.

Para kësaj sfide ka pasur shumë polemika rreth pritjes që do i bëjë Spanja Kosovës, por duket se gjithçka do të jetë brenda rregullave dhe në normalitet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!