Deti u tërhoq me 50 metra, eksperti shpjegon fenomenin: Pse ndodhi dhe çfarë ndikoi

schedule15:15 - 25 Mars, 2022

schedule 15:15 - 25 Mars, 2022

Prej disa javësh në bregdetin shqiptar është parë një fenomen i rrallë i tërheqjes së detit. Fenomeni në fjalë ka qenë më i theksuar në bregdetin e Vlorës dhe në Shëngjin, ku deti është tërhequr me rreth 50 metra.

Profesori i detarisë, Osman Metalla ka shpjeguar këtë fenomen në studion e “ABC Live” duke thënë se nuk është vërejtur vetëm në Vlorë dhe në Shëngjin por në të gjithë vijën bregdetare.

“Së pari ky fenomen nuk ka ndodhur vetëm në Lezhë e Vlorë, pro është në të gjithë vijën bregdetare. Por në këto zona duke qenë se janë zona ku efekti i dukshmërisë është më i dallueshëm ndoshta ka bërë përshtypje më shumë. Se edhe në Durrës është një fenomen i tillë. Këtë zbaticë që është disi mbi normat normale. Ka qenë një zbaticë më e theksuar. Nuk është fenomen për tu shqetësuar”, tha Metalla.

Metalla ka shpjeguar se trupat qiellor kanë ndikuar në zbaticën e madhe të krijuar në brigjet tona. Sipas tij hëna, dielli dhe toka janë rreshtuar në vijë të drejtë dhe kjo ka sjellë që fenomeni natyror të jetë më i dukshëm. Po ashtu sipas tij, ndikim ka pasur edhe presioni i lartë atmosferik.

“Këto fenomene ndodhin në mënyrë periodike. Kjo vjen si pasojë e tërheqjes së trupave qiellor dhe kombinimit të shumë faktorëve të tjerë. Praktikisht batica dhe zbatica është shkaktuar nga forcat gravitacionale të hënës dhe të diellit dhe natyrisht kur këto trupa rreshtohen në mënyrë të atillë kur pozicioni i tyre bëhet në mënyrë lineare. Ku toka hëna dhe dielli  janë në vijë të drejtë fuqia gravitacionale e tyre amplikfikohet dhe shkakton një baticë diku  në rajone të tokës më të dukshme dhe në disa vende zbaticë më të theksuar. Është një fenomen i zakonshëm, plus kësaj koeçidon edhe faktorë të tjerë. Si presioni i lartë atmosferik dhe ku ka presion të lartë kemi lloj ulje të nivelit të detit. Fenomeni “rivers” ndodh fenomeni i kundërt. Kishim edhe hënën e plotë më 18-19 mars. Dhe kishte një kombinim të një seri faktorësh që bënë që kjo zbaticë të ishte më e dukshme.” tha Metalla. /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!