Në konferencën e përjavshme për shtyp Presidenti Ilir Meta foli për situatën politike në vend.
Ndër të tjera, Meta u pyet nga gazetarje e Abc News, Erneta Shevroja për dërgimin në Hagë të çështjes së deit me Greqinë, marrëveshje kjo që u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama dhe kryediplomati grek Nikos Dendias gjatë vizitës së kij të fundit në Tiranë.
LEXO EDHE: Ndryshimet në Kod, Meta: I kërkuam Komisionit të Venecias një opinion urgjent
Lidhur me këtë Meta tha se sjellja e tij do të jetë gjithmonë shtetërore, kushtetuese dhe e përgjegjshme. Po ashtu ai theksoi se pret të ketë të njëjtin reagim dhe të njëjtin bashkëpunim.
Erneta Shevroja: Javën e shkuar lajmi ishte që qeveria e Shqipërisë dhe ajo greke e vendosën më në fund që të çojnë çështjen e detit në gjykatën e Hagës. Ju a jeni in formuar se ku dy palët nuk arritën dot të gjejnë marrëveshje dhe për pasojë të shkojë në Hagë dhe a mendoni se kjo ishte zgjidhja më e mirë për Shqipërinë?
Ilir Meta: Sjellja ime për këtë çështje do të jenë gjithmonë shtetërore, kushtetuese dhe e përgjegjshme larg lojërave politike për krijim tensionesh artificiale. Marrëdhëniet e mia janë të mirëdokumentuara me qeverinë tonë, me institucionet tona, me kryetarin e Kuvendit. Unë pres në respekt të atij bashkëpunimi që unë kam treguar gjatë gjithë kësaj periudhe të kem të njëjtin reagim dhe të njëjtin bashkëpunim. g.v/abcnews.al