“Deti” në Hagë, diplomati Murati: Gabim, unë dola kundër kur isha këshilltar i ministrit

schedule22:33 - 23 Nëntor, 2021

schedule 22:33 - 23 Nëntor, 2021

Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord që mosmarrëveshjet mes tyre për kufijtë detarë, në Detin e përbashkët Jon, t’i zgjidhë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, me seli në Hagë.

Diplomati i njohur Shaban Murati i ftuar në emisionin “Log.” në ABC me Endri Xhafon ka deklaruar se është kundër kësaj marrëveshje për ta çuar çështjen në një gjykatë ndërkombëtare.

“Në kohën që bëheshin bisedime kam qenë drejtor i akademisë së jashtme. Bisedimet bëheshin në mënyrë të fshehtë. Nga diplomatët grekë kam mësuar më shumë sesa nga ministria e jashtme lidhur e bisedimet.  S’më pyeti njeri dhe e mësova nga kolegët grekë se për çfarë ishin bisedimet.

Unë e kam theksuar në libër pse propozimi për të dërguar në gjykatën ndërkombëtare këtë propozim, nuk duhej bërë. Në 2014 kam qenë këshilltar i ministrit të jashtëm për çështjet e rajonit. Aty ka ardhur propozimi nga Greqia që çështja detare të shkojë në gjykatën e Hagës. Unë kam dalë kundër dhe kam argumentuar pse nuk duhet çuar”, tha Murati mes të tjerash.

Ndarja e hapësirave detare u rikthye si prioritet në marrëdhëniet mes dy vendeve fqinjë në korrik të vitit 2020 kur kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, tha në Parlament se qeveria e tij “synon të zgjerojë hapësirat detare të Greqisë edhe në Detin Jon deri në 12 milje, bazuar në konventat ndërkombëtare” duke pasur parasysh marrëveshjet e arritura këtë vit për kufijtë detarë me Italinë dhe Egjyptin.

Kryeministri Rama, vuri theksin tek vendimi i pakontestueshëm nga palët i kësaj Gjykate, kur e argumentoi rënien dakord për kufijtë detarë nga instancat ndërkombëtare si një mundësi “për të vendosur pikat mbi i në bazë të ekspertizës dhe së Drejtës Ndërkombëtare të Detit”. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!