Deti, Krisafi zbulon takimet me Bashën e Ramën në 2009: Pse nuk u bëra pjesë e delegacionit

schedule21:44 - 9 Qershor, 2022

schedule 21:44 - 9 Qershor, 2022

Çështja e detit me Greqinë ende nuk ka marrë fazën zyrtare në gjykatën ndërkombëtare, ku palët kanë rëndë dakord për ta çuar. Në studion e “Log.” me Endri Xhafon, Ksenofon Krisafi, eksperti i së drejtës ndërkombëtare thotë se Greqia nisi të interesohet për të ndarë detin me Shqipërinë, pasi përfundoi marrëveshja e Tiranës me Italinë. Ai thotë se grekët treguan interes kur mësuan se në detin midis dy vendeve kishte burime të pasura hidrokarburesh.

 

Krisafi ka qenë pjesë e delegacionit për ndarjen e detit me Italinë, që nisi në diktaturë dhe përfundoi në vitin 1992, ndërsa i kujton me mbresa bisedimet që zgjatën disa vite.

“Çështja e detit është një nga problemet që Shqipëria ka me Greqinë. Është një problem që duket se i intereson Greqinë, sepse duket që ajo e ka shtyrë. Në fillim e kanë shtyrë shqiptarët. Kur mbaruan bisedimet me italianët dhe rezultoi se në bregdetin me Shqipërisë dhe Greqisë kishte burime hidrokarburesh pala greke tregoi interes.

Bisedimet me italianët që zgjatën disa vite dhe kam këtu një dokument që është procesverbali në shkurt të ‘92. Kjo është edhe marrëveshja që ne kemi përgatitur me italianët. Përballuam negociata me njerëz që ishin ekspertë. Zgjatën 8-9 vjet. Problematika ishte shumë e thjeshtë se me Greqinë. Atmosfera ishte shumë interesante”, rrëfen profesori.

Më tej, Krisafi tregon sesi nuk u bë pjesë në delegacionin për bisedimet me grekët në vitin 2009. Ai kujton takimin me Lulzim Bashën në atë kohë ministër i Jashtëm.

“Ledia Hysi që më kishte zëvendësuar mua më tha një ditë, profesor do të bëhesh pjesë se do të nisim bisedimet me grekët për detin. Po i thashë, unë kam biseduar me italianë. Një ditë takoj zotin Basha që në atë kohë ishte ministër i Jashtëm te hotel Rogner. I thashë që më thirri filania. O tha e mbaruam ne atë marrëveshje. Si mo e mbaruat? More e di sa kemi biseduar ne me italianët 12 vjet”, thotë ai, ndërsa tregon më tej arsyet pse nuk u përfshi në bisedimet me Athinën.

“Unë nuk u thirra sepse isha një nga ata që kisha fituar një përvojë të jashtëzakonshme. Asnjë nga kolegët e mi që morën pjesë nuk e patën këtë shans. Unë e pata se ndonjëherë rastësia ndikon në këto. Unë nuk u thirra as kur u bë  Kreta dhe as Korça”, rrëfen ai.

Krisafi zbulon gjithashtu sesi u gjend rastësisht në një restorant me Edi Ramën, asokohe kryetar i opozitës, të cilit i kishte shpjeguar se marrëveshja e arritur me Greqinë nga qeveria Berisha nuk shkonte. Kjo më pas solli që marrëveshja të shkonte në Gjykatën Kushtetuese, e cila e rrëzoi.

“Fidel Ylli më bën një ftesë. A vjen të hamë një drekë tha te Kullat Binjake. Pak më tutje në një tavolinë ishte Rama kryetar i PS në opozitë, dhe disa të tjerë. Duke biseduar i thashë o Fidel ke dëgjuar se po bisedohet për këto marrëveshjen me detin me Greqinë, më tha po mos u merr me këto folklore ti. Dhe unë i tregoj atë të profesor Pashait.

Kisha kërkuar të takojë zotin Berisha, Topin, por ishte e pamundur. Doja t’u thoja që këtu nuk shkon diçka. Rastësia e solli që Rama ishte aty. Fideli më tha të shkoj ti theme se është këtu. po i them unë. Edhe ai më priti me të njëjtën formulë edhe ti tha profesor me të njëjtin folklor. Dhe unë i tregova atë skicën. Spartak Ngjela që është jurist e kuptoi. U bind edhe zoti Rama. Ai ra dakord që çështja të stopohej. Mundësia e vetme ishte që çështja të kalonte në Gjykatën Kushtetuese”, rrëfen Krisafi. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!