DETAJET/ Vrasja te mbikalimi i Rinasit mbulohet me mister, asnjë gëzhojë në vendngjarje

schedule10:57 - 4 Prill, 2022

schedule 10:57 - 4 Prill, 2022

Policia akoma nuk ka një pistë të qartë në lidhje me vrasjen e 37-vjeçarit Iljaz Çali. Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë, çfarë nënkupton se autori apo autorët janë kujdesur të mos lënë prova.

Në makinën e viktimës nuk është gjetur armë apo sende të tjera të paligjshme. Hetimet janë duke u ndjekur nga Drejtoria e Policisë së Tiranës. Iljaz Çali rezulton të jetë mik i Gjin Nikës , i vrarë në vitin 2014. Administrator i një kompanie kromi.

37-vjeçari u qëllua rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme, teksa lëvizte me makinën që kishte marrë me qira.

/abcnews.al/