DETAJET/ Vrasja e 25-vjeçarit në Vlorë, dyshohet se u qëllua 3 herë nga personat që e shoqëronin

schedule10:33 - 22 Gusht, 2021

schedule 10:33 - 22 Gusht, 2021

Detaje të reja mësohen nga vrasja e 25-vjeçarit Xhuljano Bullari mëngjesin e së shtunës në Vlorë. Mësohet se i riu ka qenë i shoqëruar me persona të njohur ndërsa nxjerrja në pritë mbetet aktualisht hipoteza kryesore e ngjarjes.

Ndaj Bullarit është qëlluar tre herë me pistoletë, por një e ka kapur në kokë duke i shkaktuar edhe vdekjen. Ndërkohë, deri më tani nuk ka ende persona të arrestuar apo të dyshuar për vrasjen.

Kujtojmë se Xhuljano Bullari u gjet i vrarë mëngjesin e së shtunës në fshatin Babicë të Vlorës brenda një automjeti tip “Fiat”, me targa të Tiranës.

Lexo edhe: U ekzekutua në atentat mafioz, mesazhet prekëse për të riun: Qofsh i xhenetit shoku im

Makina rezulton në emër të një vajze në Tiranë, Xhuljano është me origjinë nga Elbasani por jetonte në Tiranë.

I riu njihet nga policia si person me precedent penalë të mëparshëm. Bullari kishte pak muaj që ka dalë nga burgu, pasi vuante një dënim prej 3 vite e 4 muaj burgim për akuzën e “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” të shtetasve sirianë. Ai është arrestuar në vitin 2018 i kapur me shtetas siriane.

Njëherësh Bullari është dënuar dhe në Tiranë për akuzën e Largimit nga vendi i qëndrimit të caktuar nga gjykata, pasi gjatë periudhës së qëndrimit në “Arrest shtëpie” ai ka ikur nga banesa. s.b/abcnews.al/