Babis Anagnostopulos e pranoi krimin 37 ditë më vonë pasi i mori jetën britanikes 20-vjeçare me të cilën ka edhe një vajzë 11-muajshe. I penduar për atë që ka bërë, piloti, përmes avokatit të tij, është shprehur se kërkon që t’i jepet dënimi që meriton.
Ndërkohë, detaje tragjike mësohen për fundit e të resë britanike që prej kohësh kishte mosmarrëveshje me bashkëshortin të cilit i kishte kërkuar edhe divorcin.
Lexo edhe: “Na ndiq dhe mos bëj skena”, zbulohet biseda e pilotit me policinë përpara varrit të gruas që vrau
Sipas analizës së kryer nga autoritetet, momentet e terrorit në shtëpinë e çiftit vijonë si më poshtë:
-Në orën 00:35, kamera në dhomën e ndenjes së shtëpisë së shtëpisë regjistron pamjet e fundit. Babis duket i ulur në divan duke përqafuar të bijën Lydia dhe duke shkruar me nervozizëm në celularin e tij.
-Ai shkëmben mesazhe me Caroline-n në papafingo. Marrëdhënia e çiftit praktikisht kishte marrë një kthesë për keq.
-Në 1:20 piloti heq kartën e memories nga kamerat e sigurisë. Për rreth dy orë e 40 minuta çifti mund të shihet nga mesazhet që shkëmbyen se po debatonin ashpër.
-Në orën 4:01 ora inteligjente e vajzës tregon stimulim intensiv të pulsit. Nga ai moment dhe për dhjetë minuta të tëra, e reja ka luftuar për ajër ndërsa bashkëshorti i mbyllte hundën dhe gojën derisa më në fund u dorëzua.
-Sipas orës inteligjente, në 4.11 të mëngjesit, zemra e Caroline pushoi së rrahuri. sb/abcnews.al/