Detajet/ Si u grabit bizhuteria në Gjirokastër, autorët me maska anticovid, syze e kallash

schedule20:32 - 31 Mars, 2021

schedule 20:32 - 31 Mars, 2021

Detaje të reja janë zbuluar nga grabitja e ndodhur pasditen e sotme në Gjirokastër  ku dy persona kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme bizhuterish në një argjendari.

Abcnews.al mëson se grabitësit kanë qenë dy persona, ku njëri prej tyre është futur në argjendari dhe nën kërcënimin e një kallashnikovi ka arritur të marrë një sasi të madhe bizhuterishë. Ndërkohë bashkëpunëtori i tij nuk ka hyrë brenda por ka pritur jashtë në makinë.

Lexo edhe: Grabitet një argjendari në Gjirokastër

Të dy këta persona kanë qenë të pajisur me maska anticovid dhe me syze. Ndërkohë mësohet se makina e tyre ka qenë  tip “golf” ngjyrë e bardhë.

Argjendaria ka qenë e pajisur me kamera sigurie dhe policia pritet t’i sekuestrojë për të hedhur më shumë dritë mbi kapjen e autorëve. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!