Policia ka dhënë detaje zyrtare në lidhje me plagosjen e ndodhur pasditen e së enjtes në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali.
Rrethanat mbeten ende për t’u zbardhur, por paraprakisht dyshohet se 19-vjeçari Reginaldo Kacorri u plagos me armë zjarri nga dy persona ende të paidentifikuar. Kacorri është nga Rrësheni dhe nuk ka precedent penal.
I riu ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa dyshohet se gjithçka ka nisur nga një konflikt i çastit. Dy të dyshuarit janë shpallur në kërkim. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes. sb/abcnews.al/