DETAJET/ Hetimet e SPAK për spiunazhin iranian, të përfshirë edhe shqiptarë

schedule16:13 - 16 Korrik, 2022

schedule 16:13 - 16 Korrik, 2022

Nga Ermal Vija

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet e prokurorisë së posaçme në lidhje me dosjen për ish anëtarët e MEK, që dyshohen për aktivitet spiunazhi për llogari të Iranit.

Mësohet se të përfshirë në rrjetin e spiunazhit të Muxhahedinnëve, ka edhe shtetas shqiptarë. Nga hetimet ka rezultuar se, një nga shoqatat e krijuara në vendin tonë që drejtohej nga shtetasi Iranian Hasan Heyrani, është themeluar nga një shqiptar emri I të cilit nuk bëhet me dije.

Shoqata e quajtur “ASILA”, është krijuar rreth një vit e gjysmë më parë dhe ndodhet në katin e tretë të një vile, përballë shkollës “Gjon Buzuku”, në kryeqytet. Ajo në dukje ka për qëllim shkëmbimin e kulturave mes Iranit dhe Shqipërisë, por SPAK ka dyshime se personat e përfshirë po përgatisnin një rrjet agjenturor, ku qëllimi ishte marrja e informacioneve për jetesën e muxhahedinëve që jetojnë në kampin në Manëz.

Dyshohet se personat e vënë nën hetim kanë qenë të rekrutuar nga Ministria e Brendshme e Iranit.

Prokuroria e Posaçme dhe anti-terrori kanë marrë në pyetje si dhe kanë kontrolluar banesat, apo makinat e të paktën 11 personave, ku janë sekuestruar një sërë dokementesh dhe një shumë monetare prej 10 mijë eurosh.

Të gjithë personat që janë marrë në pyetje u lanë të lirë, ndërsa mësohet se po mbahen në mbikëqyrje nga agjentët e antiterrorit. Prokuroria ka kryer veprime hetimore pas arrestimit të Bijan Poolagrad, iranianit të arrestuar dy vite më parë, me akuzën e veprimeve me qëllime terroriste dhe organizatës kriminale. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!