Hetimet për grupin që shpërndante drogë të mbështjellë më logon e Louis Vuitton kanë nisur që në muajin janar të këtij viti.
Sipas burimeve, tafikantët, duke shfrytëzuar pikun e sezonit turistik dhe mungesën e kontrolleve kufitare, i kalonin dërgesat nëpërmjet linjave të transportit të udhëtarëve me autobus të linjës Prishtinë-Durrës.
Pasi dërgesa mbërrinte në Durrës, ata i transportonin më pas me autovetura të marra me qira në Tiranë ose në qytete të tjera, kryesisht bregdetare.
Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike në Shqipëri, Trafikantët kërkonin pagesa paradhënie si kapar, madje edhe lënien e automjeteve apo edhe si kolateral. Ndërsa vendet e shkëmbimit i linin në vende publike me shumë qarkullim njerëzish./n.m. abcnews.al