ELBASAN– Donald Zane i arrestuar nga policia për shkak të deklaratës së rreme të dhëne në cilësinë e dëshmitarit në gjyqin ndaj Arbër Paplekaj mësohet se ka ndryshuar dëshminë kur është thirrur nga gjykata e Elbasanit duke ndryshuar atë çka ka dhënë në dëshminë e mëparshme.
Në deklaratën e parë, Zane ka treguar detaje dhe emra të personave, që kanë vepruar në momentin kur ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit, detaje të cilat përputheshin edhe me pamjet filmike nga vendi i ngjarjes.
Ndërsa gjatë seancës kur u thirr nga gjykata si dëshmitar okular Donald Zane ka mohuar gjithçka duke thënë se në momentin e ngjarjes ka qenë pas një dyqani rrobash dhe nuk ka parë asgjë. Aktualisht ai ndodhet i shoqëruar në polici ku pritet të dali para gjykatës për shkeljen e krye.
Në 21 prill të vitit 2021, gjatë një përplasje me armë mes dy grupimeve politike mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani, në atë kohë eksponent i PS ndërsa mbetën të plagosur 4 persona të tjerë mes të cilëve një punonjëse policie. Pas ngjarjes, në polici u vetë dorëzua si autor i krimit Arbër Paplekaj/abcnews.al