DETAJE/ Tritoli në portën e biznesit në Sarandë, dyqani në pronësi të një avokati

schedule09:47 - 21 Shkurt, 2024

schedule 09:47 - 21 Shkurt, 2024

SARANDË- Një kallëp tritoli është gjetur në derën e jashtme të një dyqani në pronësi të një avokati në Sarandë. Abc News mëson se dyqani ku është vendosur eksplozivi rezulton në pronësi të avokatit Ilia Thanasi, ish-kryetar i Komunës Aliko.

Dyqani shërbente për shitje të dekoreve për festa dhe të luleve. Grupi hetimor ka rrethuar zonën, ndërsa pritet të mbërrijnë forcat xheniere.

Policia ka nisur punën për të bërë identifikimin dhe më pas kapjen e autorit/ve/n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!