DETAJE/ Tritoli në banesën e Skënder Likës, pista kryesore ku po heton Policia

schedule10:43 - 10 Mars, 2023

schedule 10:43 - 10 Mars, 2023

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur banorët e zonës së Sanxhakut në qytetin e Laçit. Një sasi e madhe eksplozivi i është vendosur shtëpisë së Skënder Likës, por që fatmirësisht nuk pati persona të plagosur.

Gazetari i ABC News, Gjergj Figuri, thotë se pista kryesore ku po heton Policia është ajo e hakmarrjes, pasi familjarët e Likës janë të përfshirë në disa ngjarje me sfond kriminal të ndodhura në këtë zonë. Djali i Skënderit aktualisht është në burg pasi akuzohet për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli, dhe se Policia ka përqendruar hetimet në këtë pistë.

“Në fakt sa i përket ngjarjes, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit tashmë policia po heton në pistën e hakmarrjes. Kjo referuar ngjarjeve të mëparshme ku janë përfshirë familjarët e Skënder Likës Ky i fundit ka qenë i ndaluar nga Policia e Lezhës bashkë me djalin e tij. Lleha Lika, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së biznesmenit Rakip Roli në dhjetor të 2021, për të cilën ndodhet dhe në burg, dhe Skënder Lika është liruar nga akuzat pasi nuk është provuar përfshirja e tij”, raporton ai.

Ai thotë se edhe nipi i tij është arrestuar për ngjarjen e rëndë të 2020 ku u vranë dy biznesmenë në Mamurras.

“Familja Likaj nuk është skeduar vetëm për këtë ngjarje pasi nipi i tij. Ilir Lika, është arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve të maj të 2020 në Mamurras, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, ky i fundit s’ka lidhje farefisnore dhe në fakt e gjithë vëmendja është përqendruar te pista e hakmarrjes”, raportoi gazetari.