Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

DETAJE/ Të shtënat me armë në Tiranë, sherri nisi në lokal, shoqërohen 10 persona

schedule09:41 - 17 Prill, 2025

schedule 09:41 - 17 Prill, 2025

TIRANË– Detaje të reja janë zbardhur sa i takon sherrit të mbrëmshëm ku u përfshinë disa të rinj.

Burime për Abc News sqaruan se konflikti ka nisur nga personi i fundit që i është bashkuar tavolinës, pasi nuk ka takuar njërin prej personave në tavolinë, ky i fundit e ka sharë dhe fyer e më tej situata ka agravuar kur njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe me qytën e saj ka goditur tjetrin, çka ka bërë që arma të shkrepet në ajër.

Në vendngjarje është gjetur 1 gëzhojë, në komisariat janë shoqëruar mbi 10 persona teksa mes tyre ka edhe të arrestuar në lidhje me ngjarjen.

Gazetarja e ABC News, Bleona Sari raporton se Dritan Kocollari, dyshohet se është personi që ka pasur armën e zjarrit/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!