Detaje të reja, plagoset me thikë kreu i Njësisë Administrative në Sukth dhe nipi i tij

schedule16:50 - 31 Dhjetor, 2019

schedule 16:50 - 31 Dhjetor, 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Sukth. Kreu i njësisë administrative, Rrapo Osmani dhe nipi i tij 21 vjeçar, që ishte bashkë me të, janë plagosur me thikë.

Ngjarja sipas informacionit paraprak të policisë, lidhet me një konflikt të çastit, por rrethanat janë ende të paqarta. Mësohet se dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, me parametra jetësore të stabilizuar.

Ndërsa autori i plagosjes Algert Meta është identifikuar nga policia, por ende nuk është arrestuar. Ai është shpallur në kërkim dhe blutë po punojnë për kapjen e tij.

Durrës/Informacion Paraprak

Më datë 31.12.2019, në Sukth, si pasojë e një konflikti të çastit,  janë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit  Rr.O., 40 vjeç dhe K.O., 21 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet  e para hetimore dyshohet se autor i kësaj ngjarje është shtetasi A.M., i cili është shpallur në kërkim dhe  po punohet për kapjen e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!