Shkodër, qëllohet automjeti/ Pesë plumba ndaj Range Rover, nuk ka të lënduar

schedule13:21 - 7 Shtator, 2024

schedule 13:21 - 7 Shtator, 2024

Arjon Kajoshi i shpëtoi një atentati mesditën e së shtunës në lagjen, “Partizani” në Shkodrës ne një zonë dhe në një orar shume te populluar. Ndaj makinës tip “Range Rover” me të cilën ai po lëvizte i vetëm Arjon Kajoshi u qëllua me pesë plumba.

Autori që po lëvizte në këmbë, fillimisht ka qëlluar në gomën e parë të automjetit dhe me pas në pjesën e xhamit të pasëm. Fatmirësisht asnjë nga plumbat nuk ka kapur Kajoshin, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin, I cili ishte në pronësi të babait të tij Sokol Kajoshi. Pas verifikimeve policia e Shkodrës ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar të këtij atentati, Alban Bruçi.

Atentati I sotëm, sipas burimeve nga grupi hetimor, dyshohet se ka ardhur në shenjë hakmarrje nga Alban Bruçi, për shkak se në qershor të këtij viti babai i tij 62-vjeçar Vladimir Bruçi, u dhunua nga disa persona pas nje sherri qe nisi për një vend parkimi. Në atë kohë, për ngjarjen, policia shpalli në kërkim 5 persona, mes tyre edhe Arlind Kajoshin, vëllanë e Arjon Kajoshit I cili u shpëtoi plumbave mesditën e të shtunës.

Policia tashmë po punon për kapjen e Alban Bruçit, i cili dyshohet se pasi u largua në këmbë nga vendi i ngjarjes ka përdorur një automjet për të humbur gjurmët. Një tjetër ngjarje dy vite më parë, ndaj Alban Bruçit është bërë një atentat në vitin 2022, por ai ka arritur te shpëtoje.

Arjon Kajoshi është i njohur si boksier në qytetin e Shkodrës, ndërsa babai i tij ka një fermë kuajsh.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!