Detaje të reja nga sulmi terrorist në Turqi/ Shkon në pesë numri i viktimave, raportohet për dhjetëra të plagosur. Mes autorëve dhe një grua

schedule20:34 - 23 Tetor, 2024

schedule 20:34 - 23 Tetor, 2024

Detaje të reja kanë dalë nga sulmi në Turqi, në selinë e Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TUSAS) pranë Ankarasë.

Sipas mediave vendase, sulmi është kryer nga 3 persona, një prej të cilëve grua. Deri më tani raportohet për pesë viktima dhe dhjetësa të plagosur, të cilët u dërguan në spitalet e qytetit Bilkent dhe Etlik dhe në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit Yenimahalle.

Ndërsa, një i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar në Spitalin Mësimor dhe Kërkimor Yenimahalle me ambulancë me helikopter.

Policia dhe ekipet e tjera të emergjencës janë dërguar në vendngjarje. Ndërkohë, një prokuror në Ankara ka nisur një hetim për sulmin.

Çfarë është Industria Turke e Hapësirës Ajrore?

Turkish Aerospace Industries Inc. është qendra teknologjike në fushat e projektimit, zhvillimit, prodhimit, integrimit, rinovimit dhe shërbimeve pas shitjes së platformave ajrore në Turqi. Kompania prodhon pjesë për avionët më të mëdhenj të pasagjerëve në botë, Airbus A380, dhe avionët e transportit ushtarak, Airbus A400M.

Korporata Turke e Industrisë së Hapësirës Ajrore (TUSAŞ) u themelua më 28 qershor 1973. E themeluar në Ministrinë e Industrisë dhe Teknologjisë, ajo synon të reduktojë varësinë e huaj të Turqisë në industrinë e mbrojtjes.

Qëllimi i themelimit është përcaktuar në ligj si më poshtë: “Të krijojë dhe të operojë një industri avionësh që do të rrisë nivelin teknologjik të Turqisë, do të kontribuojë në produktin kombëtar, do të zbusë varësinë nga ekonomitë e huaja, do të konkurrojë me tregun e huaj dhe do të fokusohet në sigurinë kombëtare dhe nevojat e qytetarëve”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!