Sherri mes të rinjve ka nisur për shkak të një aksidenti që kanë pasur dy autorët me makinat e tyre, njërës prej makinave i është dëmtuar vetëm pasqyra. Por sherri ka shkuar në sharja mes djemve dhe në dhunë fizike.
Daniel Gjeloshi ka qënë në të njëjtën makinë me viktimën, Gerald Bitri 25-vjeç.
Ndërsa autori tjetër, Klevis Ndreca 28-vjeç ka qënë në makinë me Liridon Ismailajn dhe Amarildo Ndojin.
Sipas policisë, të dy të arrestuari Daniel Gjeloshi 27 vjeç, dhe Klevis Ndreca 28 vjeç, kanë pasur armë zjarri. Gjatë sherri të dy, Daniel Gjeloshi i cili sipas policisë ka precedent të mëparshëm penal për armë mbajtje pa leje dhe Klevis Ndreca kanë nxjerrë pistoletat dhe kanë nisur të qëllojnë në drejtim të njëri-tjetrit. Ne buzë të rrugës ka qenë edhe Angjelina Gjezaj, 58 vjeç e cila fillimisht, teksa ka parë konfliktin ka tentuar që të qetësojë grupin e djemëve, por edhe atë e kanë kapur plumbat.
Nga ajo çka rezulton policia, nuk ka të dhëna që autorët të njiheshin me njëri tjetrin, por sherri ka ndodhur direkt aty për shkak të thyerjes së pasqyrës së makinës. /abcnews.al


