Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Lushnjë/ Vajza në prag divorci, ishte kthyer te shtëpia e prindërve, shkak një konflikt i çastit babë e bijë

schedule16:19 - 19 Maj, 2024

schedule 16:19 - 19 Maj, 2024

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Lushnjë, ku babai Behar Musaku plagosi vajzën e tij Rudina Musaku dhe më pas vrau veten.

Burime nga Komisariati i Lushnjës thanë për ABC News se Rudina Musaku, nënë e dy fëmijëve kishte një javë që qendronte në shtëpinë e prindërve pasi ishte në prag divorci me bashkëshortin. Ajo ishte larguar nga banesa bashkëshortore në Berat. Ndërsa, fëmijët ndodhen në Berat.

Gjendja e saj shëndetësore është e rëndë pasi është qëlluar me armë gjahu teke nga një distancë e afërt. Shkak dyshohet një konflikt i çastit babë e bijë.

Ndërkohë, po merret dëshmia e familjarëve të tjerë, të cilët ndodheshin në banesë në momentin kur ndodhi ngjarja./abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!