Detaje të reja, autobusi përplaset me makinën, 1 i vdekur dhe 8 të plagosur

schedule08:15 - 29 Dhjetor, 2019

schedule 08:15 - 29 Dhjetor, 2019

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë mëngjes në rrugën e Kombit.

Gazetari Gjergj Figuri raporton për abcnews.al se një autobus është përplasur me një autoveturë, duke mbetur për pasojë i vdekur drejtuesi i automjetit, 28 vjeçari nga Rubiku, Led Caka.

Policia njofton se 8 persona janë plagosur, ndërkohë grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Dyshohet se drejtuesi i autoveturës e cila lëvizte me shpejtesi tej normave të lejuara kreu një parakalim të gabuar dhe ndërsa ka tentuar të futet në korsinë e tij është përplasur me autobuzin. Ky i fundit e ka goditur “ALFA ROMEON” në pjesen e parme ku qëndronte edhe drejtuesi i mjetit dhe për shkak të inercisë së lëvizjes së autoveturës është bërë ndarja në dysh e mjetit ndërsa drejtuesi i saj humbi jetën në mënyrë të menjëhershme.

Mirditë /Informacion paraprak

Në qytet Rubik, Mirditë, janë përplasur automjeti i një agjensie turistike me drejtues K.M.,me  automjetin tip  “Alfa Romeo” me drejtues shtetasin L.C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Alfa Romeo” shtetasi L.C si dhe kanë marrë demtime 8 shtetas që ndodheshin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin K.M.,të cilët janë dërguar në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al