Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i pesë personave në Durrës. Mësohet se ata kanë kërcënuar me mesazhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Dukën dhe më pas i kanë shkuar në banesë. Sipas gazetarit Leonidha Musai, njëri nga personat që ka kërcënuar Dukën, është Nazmi Selmani, presidenti i Klubit Iliria në Fushë-Krujë dhe të tjerët janë dy djemtë e tij futbollistë dhe të afërmit e tij.
Nazmi Selmani i ka kërkuar Dukës, që të marrë në Kombëtaren Shqiptare një prej djemve të tij dhe ai nuk ka pranuar. Si pasojë, 7 personat janë drejtuar drejt banesës së tij.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë organizuan punën, duke lokalizuar, kapur dhe shoqëruar në Komisariat personat e dyshuar.
Të arrestuarit:
- Nazmi Selmani (Presidenti i Ilirisë së Fushë-Krujës)
- Adolf Selmani (mbrojtësi i Ilirisë)
- Brajan Selmani (mbrojtësi i Ilirisë)
- Santiago Selmani (sulmuesi i Ilirisë)
- Petrit Selmani
- Redian Loci./abcnews.al