Detaje/ SPAK: Vëllezërit Çopja korruptuan gjyqtarë e policë. Rekrutuan punonjësen e gjykatës në Elbasan për të siguruar të dhëna sekrete

schedule17:22 - 1 Gusht, 2024

schedule 17:22 - 1 Gusht, 2024

Hetimet e SPAK zbardhën detaje nga aktiviteti kriminal i vëllezërve Çopja. Baza e grupit kriminal rezultoi se ishte në Elbasan.

Sipas SPAK vëllezërit Çopja, përveç vrasjeve të kryera, atentateve të porositura, ka rezultuar se janë shtrirë në sistemin e drejtësisë në Elbasan, duke korruptuar gjyqtarë , prokurorë, por edhe policë gjatë 2020.

“Nga hetimet Është evidentuar edhe fakti penal i “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë, ”, ngjarje e  ndodhur gjatë vitit 2020 në Elbasan dhe “Korrupsion aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Gjithashtu hetimet kanë zbuluar edhe faktin penal të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, nga një punonjëse e administratës gjyqësore të Gjykatës së Shkallës  së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan,  kryer gjatë periudhës kohore shtator – tetor të vitit 2020, në Elbasan.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!