FUSHË KRUJË- Ky eshte vendi nga ku dyshohet se eshte hedhur lenda plasese artizanale ne burgun e sigurise se larte te fushe krujes. Rreth 10 metra e ndajne rrugen kryesore nga gardhi rrethues i burgut ku eshte vendosur edhe Gjeneratori.
Fatmiresisht nga shperthimi nuk pati persona te lenduar dhe as deme te medha materiale.
Dy janë pistat kryesore ku janë fokusuar hetimet, ajo e një mesazhi apo kërcënimi për drejtuesit dhe punonjësit e burgut të sigurisë së larte të Fush Krujes ndërsa pista e dytë lidhet me një tentativë për të bërë panik në menyrë që të krijohen kushtet e një arratisje të mundshme.
Gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes, shërbimi i Kontrollit të Burgjeve kreu një kontroll të imtësishëm në cdo qeli të fushe krujes por sipas të dhënave paraprake nuk është gjetur asnjë send i jashtligjshëm.
Ndërkohë janë marre në pyetje punonjës të burgut për sa i përket ndonje konfiktit te mundshëm që mun të kene pasur me të denuar.
Po ashtu po verifikohen personat që së fundmi kanë kryer takime me të burgosur në Fushe Kruje për te pare nëse mund te kemi te bejme me ndonje porosi te dhene nga brenda burgut.
Deri me tani, policia ende nuk e ka një autor rë kësaj ngjarje por duke u bazuar nga verifikimet dhe deshmite e marra ka dyshime se lenda plases të jetë hedhur nga një person që më pas është larguar me vrap.
Nga verifikimi që i është bërë vendit ku ka ndodhur shpërthimi kemi të bëjmë me nje lende plasese artizanale Nitrat i perzier me lende tertese.
Sipas Drejtorise se burgjeve, zona ku eshte hedhur lenda plasese nuk ndikon dhe nuk ka cenuar sigurinë apo jetën brenda perimetrit të brendshëm të të dënuarve dhe të paraburgosurve. Pamjet filmike të sigurisë jan marrë brenda burgut ndersa po mblidhen pamje edhe nga kamerat e sigurisë në rrugët përreth, për të ndihmuar në identifikimin e autorëve. /abcnews.al