Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me sherri mes të miturve një ditë më parë para pallatit të sporteve “Asllan Rusi”.
Burime për Abc News thonë se nga deklaratat e të shoqëruarve, dyshohet se sherri ka ndodhur pak minuta pas përfundimit të lojës në basketboll për pikët e lojës.
Në konflikt janë përfshirë 2 grupe tifozerish, njëri që ishte para godinës dhe tjetri që po vinte drejtë pallatit. Këta të fundit, në ardhje kanë ndezur flakadanë dhe shashka.
Në këtë moment nisën të shpërndahen dhe vetëm disa mbetën. Njëri prej të miturve kishte një shkop dhe ka nisur konfliktin me të tjerët.
Nga pala tjetër njëri ka hequr rripin e pantallonave dhe kanë nisur të konfliktohen. Burime thanë se pranë rreth rrotullimit të Zogut të Zi ka qenë një patrullë e Komisariatit nr. 2 dhe pranë zonës ka qenë dhe grup i Shqiponjave që kanë ndërhyrë menjëherë për të ndarë sherrin.
Pas shoqërimeve në komisarit u bënë kontrolle dhe në oborrin e pallatit, ku u gjetën 3 thika, të cilat nuk janë përdorur gjatë sherrit, por janë dërguar për ekspertim për të zbardhur kush i ka pasur nga adoleshentët.