Gazetari i ABC News, Roland Beqiraj, ka zbardhur të tjera detaje nga ndalimi i shtetasit rumun në doganën e Kapshticës, i cili me gati 100 kilogramë kanabis në rulotin e tij tentoi të kalonte drejt shtetit grek.
LEXO EDHE: 80 kg kanabis në rulotë, arrestohet shtetasi rumun në Kapshticë
Mësohet se ai ishte i shoqëruar nga një femër, por ashtu shtetase rumune dhe fillimisht ka deklaruar se është biznesmen dhe ndodhej në Shqipëri për pushime.
Lënda narkotike iu gjet në pjesën e bagazhit, poshtë tapicerisë së automjetit, të ndara na pako.
Momentalisht po bëhet peshimi i lëndës narkotike, ndërsa drejtuesi është duke u marrë në pyetje.
Njoftimi i policisë:
Kapshticë
Si rezultat i një operacioni të mirëkoordinuar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, është goditur 1 tjetër tentativë e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek.
Në kuadër të këtij operacioni, në dalje të Republikës së Shqipërisë, është ndaluar e shoqëruar një shtetas rumun dhe është sekuestruar një sasi e lëndës narkotike kanabis.
Nga ana e Policisë po vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe në përfundim të veprimeve procedurale, peshimit të sasisë të lëndës narkotike, do ju informojmë me një informacion më të detajuar.r.t/abcnews.al