DETAJE/ Qeni çoi policinë në gjurmët e Micit, autori qëndronte i fshehur 250 metra larg shtëpisë ku vrau bashkëjetuesen

schedule14:44 - 31 Korrik, 2022

schedule 14:44 - 31 Korrik, 2022

Abc mëson detaje të reja pas arrestimit të Ramis Micit, i cili masakroi me thikë bashkëjetuesen në Elbasan një ditë më parë.

Pas krimit, Mici u arratis de policia e arrestoi vetëm ditën e sotme.

Ai u gjet i fshehur poshtë përroit të Zaranikës. Prej më shumë se 24 orësh ai kishte qëndruar i fshehur poshtë urës.

Gazetari i Abc, Aldo Kozarja mëson se policia ka arritur ta gjejë autorin pas kërkimeve intensive të policisë me qen. Qeni i ka çuar në afërsi të vendndodhjes së tij, pranë Doganës së Elbasanit aty ku kalon shtrati i përroit të Zaranikës. Vendi ku u arrestua Mici është rreth 250 metra larg nga shtëpia ku ka bërë vrasjen.

37-vjeçarja Jetlira Elezi kishte 6 vite që bashkëjetonte me Micin në një shtëpi që e kishin marrë me qira në lagjen “Skënderbej.”

Ajo ishte nga qyteti i Belshit, dhe kryesisht të dy ishin pa punë të qëndrueshme.

Jetlira Elezi ishte e divorcuar dhe kishte një vajzë edhe autori është i divorcuar dhe ka dy fëmijë.

Abc mësoi se 6 ditë para krimit makabër, Elezi kishte kërkuar urdhër mbrojtje. Burime zyrtare nga prokuroria e Elbasanit i thanë ABC se pesë ditë më parë ata ishin shoqëruar në ambientet e policisë Elbasan, ku ajo kishte denoncuar dhunën e bashkëjetuesit.

Ishte pronari i banesës ai që e gjeti Jetlirën të mbuluar nga gjaku ditën e djeshme.

“Doli ai nga dera, e kishte përplas derën. Kur e pashë ajo kishte rënë përmbys, gjak dynjaja. Kjo ka ndodh nga ora 12.50”, tha ai për mediet.

Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet se ka qenë xhelozia. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!