DETAJE/ Operacioni antidrogë në Sarandë dhe Delvinë, kush janë të arrestuarit

schedule10:28 - 4 Mars, 2025

schedule 10:28 - 4 Mars, 2025

SARANDË- Detaje të reja janë mësuar lidhur me operacionin antidrogë, i zhvilluar në Sarandë dhe Delvinë.

Hetimet kanë nisur nga SPAK, por çështja për moskompentencë i ka kaluar me pas Prokurorisë Gjirokastër. Operacioni është shtrirë në Sarandë dhe Delvinë.

ABC News mëson se janë shoqëruar 3 persona në Sarandë dhe 9 në Delvinë.

Në Sarandë është ndaluar Bledar Haderi, me precedent penal, me masë sigurimi “Arrest ne burg”, Gelbert Koshi me mase sigurimi “Arrest ne shtëpi” dhe Dhurim Logli me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Ndërsa dy prej të ndaluarve në Delvine janë Markelian Alinani, trajner i ekipit “Bistrica”, me precedentë të shumtë penalë dhe Orges Kalo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!