I plagosuri Alted Jolldashi është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak se ka marrë një plumb në gjoks. Sipas informacioneve, ai do të arrestohet nga policia, pasi dyshohet se është personi që ka qëlluar i pari drejt djemve të tjerë me një pistoletë me mulli.
Konflikti mes palëve ka filluar pak kohë më parë, kur Jolldashi ka goditur vëllain e Mekos, ndërsa sot ky i fundit ka shkuar për tu sqaruar por Jolldashi ka nxjerrë pistoletën (i llojit me mulli) dhe ka qëlluar 5 herë drejt tyre. Më pas, autorët i janë kundërpërgjigjur duke e plagosur, ndërsa Jolldashi po merr mjekim në Tiranë.
Ndërkohë kujtojmë se dy autorët e plagosjes ndodhen në komisariat, ku pritet që arrestimi të kryhet nga Prokuroria.
/abcnews.al

