Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja në Babrru/ 40-vjeçari u godit me thikë, autori qëndroi në lokal pas krimit

schedule21:13 - 2 Tetor, 2025

schedule 21:13 - 2 Tetor, 2025

Detaje të reja kanë dalë lidhur me vrasjen në Tiranë në zonën e “Babrrusë”. Gazetarja e ABC News, Bleona Sari tha se 40-vjeçari Hajdar Ismailgeci u godit me thikë pas një sherri duke mbetur i plagosur, e më pas humbi jetën si pasojë e hemorragjisë.

Sakaq autori i dyshuar i krimit, pasi ka goditur me thikë Ismajlgecin, dyshohet se ka shkuar në një lokal në zonë dhe pasi ka qëndruar pak, është larguar nga lokali dhe ka humbur gjurmët.

Turpi i viktimës do të dërgohet në morg për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Burime pranë grupit të hetimit thonë se ka dyshime se viktima u godit me thikë pas një sherri duke mbetur i plagosur, e më pas humbi jetën si pasojë e hemorragjisë, por trupi i viktimës do të dërgohet në morg për të përcaktuar shkakun  e vdekjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!