Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e dy efektivëve të policisë në Gjermani teksa ndodheshin në detyrë duke patrulluar në rrugë.
Mediat bëjnë me dije se ata janë një 24-vjeçare dhe kolegu i saj 29-vjeçar. Dy të rinjtë u qëlluan teksa ndodheshin në detyrë në rrethin Kusel në Rheinland-Pfalz.
Lexo edhe: “Po na qëllojnë, ndaluan për kontroll një automjet të dyshimtë, vriten dy policët në Gjermani
Ata kishin ndaluar për kontroll një automjet të dyshimtë dhe kishin raportuar në radio.
Pak momente më vonë erdhi edhe mesazhi i tyre i fundit. “Po na qëllojë” thanë ata dhe menjëherë sinjali u ndërpre. /abcnews.al