Detaje nga vrasja e Leartiad Kekës në Vlorë, autorët e përplasën me makinë dhe më pas qëlluan drejt tij

schedule11:48 - 11 Shtator, 2023

schedule 11:48 - 11 Shtator, 2023

Detaje të tjera kanë dalë nga ngjarja e pak ditëve më parë në Vlorë, ku mbeti i vrarë 41 vjeçari Leartiad Keka (Lekaj). Pas dëshmive të marra nga persona dhe dëshmitarë të ngjarjes, mësohet se autorët e kanë goditur 41 vjeçarin fillimisht me makinë pranë bibliotekës publike duke e rrëzuar nga motori.

Aty kanë nisur edhe të shtënat e para ndaj tij teksa një nga plumbat ka goditur edhe derën e bibliotekës. 41 vjeçari ka tentuar të largohet me shpejtësi duke iu drejtuar zonës pranë Kishës por aty automjeti tip ‘Audi’ e ka goditur sërish ndërsa më pas njëri nga autorët ka dalë nga mjeti duke e qëlluar disa herë.

Në zonë dhe pikërisht në objektet rreth vendit të ngjarjes ka ende shenja të plumbave. Gazetari i ABC Neës, Elton Nika ka raportuar më herët s ndaj viktimës u qëllua me dy armë. Nga ekspertiza, mësohet se plagët janë shkaktuar nga dy armë të ndryshme. Arma kallashnikov u gjet në automjetin e djegur.

Pista kryesore e hetimit lidhet me dënimin e 41 vjeçarit me 10 vite burg në 2002, pasi u dënua për vrasje në bashkëpunim për shkak të grabitjes. Por nuk përjashtohen pista të tjera, ku 41-vjeçari mund të ketë pasur ndonjë konflikt kohët e fundit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!