Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 14 vjeçarit në fshatin Pirg të Maliqit nga një bashkëmoshatar i tij. Pas dëshmive dhe pamjeve të siguruara nga kamerat, policia ka arritur të ndërtojë dinamikën e ngjarjes së rëndë.
Nga dosja hetimore mësohet se disa ditë para se të ndodhte krimi autori ka shkuar me një mjet në fshatin Zvirinë dhe para lokalit të xhaxhait të viktimës ka xhiruar gomat dhe është larguar.
Ditën e ngjarjes viktima së bashku me një shok kanë shkuar në fshatin Pirg për tu qethur në berberanë në afërsi të lokalit ku ndodhi vrasja.
Ata kanë parë autorin duke kaluar me makinë dhe i kanë fishkëllyer me qëllim për tu sqaruar. Ai ka ndaluar ka dalë nga makina dhe kanë nisur në debatojnë ndërkohë që ka nxjerrë thikën.
Viktima në këto kushte ka marë një karrike nga oborri i lokalit për tu vetëmbrojtur duke e vendosur përpara trupit por teksa bënte hapa pas është penguar dhe autori në atë moment e ka goditur me thikë.
E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit të cilat ndihmuan në zbardhjen e ngjarjes.
Për vrasjen e të miturit u vunë në pranga 8 persona, mes tyre autori i ngjarjes, babai dhe xhaxhai i autorit si dhe katër të mitur dëshmitar të ngjarjes.
/ abcnews.al /

