Kylian Mbappe u rikthye në skuadrën e Paris Saint-Germain një javë më parë pasi klubi nuk arriti të gjente një zgjidhje për të ardhmen e tij.
Parisienët synuan ta shisnin këtë verë që të mos largohej falas vitin e ardhshëm, por dështuan. Tani ata do të përpiqen të negociojnë një zgjatje të kontratës me të.
“L’Equipe” shkruan se Mbappe dhe presidenti i PSG-së, Nasser al-Khelaifi janë takuar më 8 gusht për shkak të gjithë situatës së krijuar.
Thuhet se Al-Khelaifi i ka thënë Mbappes: “Do ta shihni! Nuk do të luani më! Ne nuk do t’ju aktivizojmë!”.
Mbappe u përgjigj: “Çfarë do të shoh? Do të jesh i vetmi president në histori që nuk do të më lërë të luaj!”.
Në takim duket se janë arritur disa konkluzione dhe janë arritur marrëveshje të caktuara, ndaj Mbappe do të luajë sonte për PSG-në kundër Toulousit në kuadër të xhiros së dytë të Ligue 1./ h.ll/abcnews.al
PSG president Nasser al Khelaifi and Kylian Mbappe had a meeting on August 8 about the player’s contract situation… this happened!??#KylianMbappe #PSG #Football pic.twitter.com/zTVxLUPNTc
— Sportskeeda Football (@skworldfootball) August 19, 2023