Një automjet ka shpërthyer në Gramsh, ndërsa ishte në ecje. Për pasojë janë lënduar dy vëllezërit, Algert dhe Erald Mine.
Gazetarja Edisona Skënderi, tha për ABC News se si pasojë e plagëve të marra fillimisht vëllezërit u dërguan në spitalin e Gramshit, por më pas për shkak të gjendjes së rënduar janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Sipas grupit hetimor dy vëllezërit nuk rezultojnë të kenë precedent penalë. Sa i takon të kaluarës së dy vëllezërve, asnjë prej tyre nuk rezulton të ketë precedent penale. Një prej vëllezërve ka në pronësi një lokal, ndërsa vëllai tjetër një biznes mobilerie.
Fillimisht u dyshua se lënda e shpërthyer ishte tritol, por pas hetimeve ka rezultuar se nuk ka të bëjë me ngjarje kriminale.
Sipas ekspertëve lënda që ka shpërthyer ka qenë në kroskotin e makinës, pasi dy vëllezërit kishin dinamit në kroskot për peshkim.
/abcnews.al/