Detaje nga ngjarja në Vlorë/ Dhëndri i vuri flakën shtëpisë pas një sherri, u shkrumbua edhe banesa e fqinjit

schedule07:42 - 29 Prill, 2023

schedule 07:42 - 29 Prill, 2023

Detaje të tjera janë zbuluar nga djegia e banesave në Llakatund të Vlorës në orët e para të mëngjesit. Zjarri mendohet të ketë qenë i qëllimshëm për shkak të konflikteve. Gazetari Elton Nika raporton se shkak ka qenë një konflikt që njëra prej familjeve ka pasur me dhëndrin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Pasi janë zënë fizikisht, dhëndri nga Kosova i ka vënë flakën banesës me benzinë. Për pasojë, është përfshirë nga flakët edhe një tjetër banesë aty pranë. Banesat janë djegur totalisht me të gjitha orenditë që ndodheshin brenda ndërsa familjarët kanë arritur të shpëtojnë mrekullisht.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!