Detaje nga ngjarja në Durrës: Mësohet identiteti dhe gjendja e të plagosurit

schedule20:55 - 10 Shkurt, 2020

schedule 20:55 - 10 Shkurt, 2020

Një burrë mbeti i plagosur në zonën e Plazhit në Durrës. Gazetari i Abc News, Leonidha Musai raporton se policia dhe ambulanca janë lajmëruar për të shtëna në zonën e plazhit në lagjen 13 në Durrës. Në vendngjarje është konstatuar se i plagosuri kishte një plagë në këmbë.

I plagosuri quhet Rexhep Tereziu 42-vjeç. Ai është transportuar në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.

Disa minuta më pas policia informoi se 42-vjecari mbeti i plagosur nga një grabitës i armatosur që shkoi në banesën e tij për të vjedhur.

Njoftimi i policisë 

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 10.02.2020, rreth orës 20:30, në lagjen Nr.13 Plazh, një person ende i paidentifikuar, ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit R.T.

Në tentativë për të vjedhur por që është diktuar nga të zotët e banesës, personi ka plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën të zotin e banesës shtetasin R.T, 42 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Personi nuk ka mundur të kryejë vjedhjen por është larguar me shpejtësi.

Shërbimet e Policisë kanë mbrritur menjëherë në vendngjarje, dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit

Janë ngritur pika kontrolli dhe me lëvizje për të kontrolluar dhe identifikuar personat e dyshuar

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po administron çdo provë sado të vlefshme që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit dhe kapjes së autorit.

/abcnewsa.al

Lexo edhe:VIDEO/”Largohu nga këtu!” 42-vjeçari mbetet i plagosur në përballje me grabitësin

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!