Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Detaje nga krimi i dyfishtë në Roskovec/ Burri e tërhoqi zvarrë gruan dhe më pas e qëlloi me armë gjahu, pistat e hetimit

schedule16:27 - 24 Mars, 2026

schedule 16:27 - 24 Mars, 2026

TIRANË– Detaje të reja dalin në dritë nga krimi dyfishtë në fshatin Kuman të Roskovecit, ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj qëlloi për vdekje gruan e tij Dashuri Rrapaj dhe më pas kreu vetëvrasje.

Gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi nga vendi i ngjarjes raporton bazuar në dëshmitë e banorëve se i moshuari para krimit e ka tërhequr zvarrë gruan nga oborri i banesës dhe e ka futur  brenda shtëpisë dhe më pas e qëlluar për vdekje me armë gjahu.

Çifti ishin prindër të tetë fëmijëve.



“Krimi ka tronditur të gjithë fshatin Kuman. Ekspertët po marrin dëshmitë e banorëve. Nga të dhënat paraprake, 80-vjeçari ka tentuar edhe më herët të  lëndojë vetën.

Kjo konfirmohet nga vetë banorët. Motivet mbeten ende të paqarta.

Sipas informacioneve, i moshuari e ka tërhequr zvarrë nga oborri bashkëshorten dhe më pas e ka futur në banesë dhe e ka qëlluar me armën e gjahut”, tha gazetarja./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!