Detaje të reja kanë dalë nga operacioni policor, që u zhvillua ditën e djeshme, 17 qershor, në Tiranë, ndaj një “can centeri”. Gjatë operacionit u arrestuan 7 persona dhe u proceduan penalisht 27 të tjerë.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 55 mijë euro.
Teksa ky operacion ishte pjesë procedimi e një operacioni të mëparshëm, agjentët prej disa kohësh kishin lokalizuar ambientet të cilat sipas burimeve ishin në afërsi të kopshtit botanik dhe ne momentin e ndërhyrjes janë gjetur dhe operatorët të gjithë në punë.
Burimet thonë se vijon ende hetimi për goditjen e call centerave.



