Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Detaje nga arrestimi i ish-anëtarit të bandës së Gaxhait, “Çipuri” u kap me makinë me targa të vjedhura në Durrës

schedule11:08 - 22 Shkurt, 2024

schedule 11:08 - 22 Shkurt, 2024

Zbulohen detaje të reja nga arrestimi i Armando Sulejmantit , ish-anëtarit të bandës së Gaxhëve, të njohur me nofkën “Çipuri”.

Arrestimi i tij ndodhi në mesnatë në qytetin e Durrësit. Atij i është bërë shenjë për të ndaluar por nuk i është bindur urdhrit të policisë fillimisht.

ABC News mëson se “Çipuri” po lëvizte me një automjet tip “Benz” ku në të kishte vendosur një palë targa të vjedhura. Sipas hetimeve këto targa janë vjedhur nga një “Range Rover” në Tiranë me datë 3 nëntor të vitit të kaluar.

Pas kontrolleve policia ka mundur të gjejë edhe targat origjinale të makinës më të cilën lëvizte “Çipuri”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!