DETAJE/ Mosrespektim i kushteve në punë: Si ndodhi ngjarja e rëndë në Qerret ku humbi jetën i zoti i shtëpisë dhe u lëndua punëtori

schedule14:42 - 7 Gusht, 2023

schedule 14:42 - 7 Gusht, 2023

Mesditën e sotme një ngjarje e rëndë u regjistrua në fshatin Qerret të Durrësit, ku si pasojë e shembjes së tarracës së një banesë, mbetën poshtë saj dy persona, e një prej tyre ndërroi jetë rrugës për në spital.

LEXO EDHE: U zunë poshtë nga tarraca e banesës/ Nxirren nga rrënojat dy persona, një prej tyre ndërron jetë

Viktima, Shaban Shehu 55-vjeç, ka qenë duke kryer punime brenda shtëpisë së tij të vjetër, e për këtë kishte marrë punëtor, Albert Roshin, 27-vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit. I riu ka marrë dëmtime të shumta në trup dhe ka thyer këmbën e djathtë, por është jashtë rrezikut për jetën.

Gazetari i ABC News, Leonidha Musaj raporton se në banesë po shembeshin muret e brendshme dhe ka qenë pikërisht mosrespektim i kushteve të punës, që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Qerret, Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në fshatin Qerret, është shembur tarraca e banesës së shtetasit Sh. Sh., rreth 55 vjeç, dhe ka zënë poshtë shtetasin Sh. Sh. dhe shtetasin A. R., 27 vjeç (i punësuar nga shtetasi Sh. Sh.), të cilët po kryenin punime ndërtimi.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga rrënojat, të të 2 shtetasve. Shtetasi Sh. Sh. (pronari i banesës), për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën, ndërsa shtetasi A. R. është transportuar menjëherë në spital dhe po merr asistencë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!