DETAJE/ Maqedoni e Veriut, diskotekës ku ndodhi tragjedia i mbaronte afati i licencës më 24 mars

schedule10:55 - 16 Mars, 2025

schedule 10:55 - 16 Mars, 2025

MAQEDONI E VERIUT- Detaje të tjera dalin në dritë nga tragjedia në Maqedoninë e Veriut ku 51 persona humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë u lënduan si pasojë e një zjarri, që përfshiu një diskotekë në qytetin e Koçanit.

Mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut raportojnë se diskoteka private ku ndodhi tragjedia ka punuar ndër vite.

Sipas tyre, pronarët e saj janë ndërruar ndër vite, por pronari aktualit, i cili është prangosur nga Policia i mbaronte licenca më 24 mars.

Policia ka arrestuar disa persona për këtë ngjarje tragjike.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit në diskotekë është bërë hedhja e mjeteve piroteknike./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!